Champions League Futboll Sport

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ De Ligt kapiten i vërtetë: Ishim aq afër finales. Marr përgjegjësi për…

Mund të ishte heroi i mbrëmjes për mënyrën sesi u nis ndeshja, por Matijs De Ligt tregon dëshpërimin e tij dhe të gjithë Ajaksit pas eliminimit në minutën e fundit nga Totenhemi. Kapiteni i holandezëve thotë se skuadra e tij nuk e meritoi eliminimin në këtë mënyrë dhe thekson se në pjesën e dytë vuajti presionin e kundërshtarëve.

“Ne luajtëm mirë në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa në të dytën patëm shumë presion dhe nuk po dilnim dot në lojën tonë. E kishim të vështirë të ndalnim vrullin e tyre, edhe pse në fund të fundit mendoj se kemi bërë më mirë në të dyja ndeshjet. Meritonim të shkonim në finale”, tha De Ligt.

I pyetur për mbështetjen e tifozëve ai tha fjalët më të mira. “Është fenomenale mënyra sesi na duartrokitën tifozët tanë edhe pasi ne u eliminuam në fund. Ishim aq afër finales, por nuk ia dolëm. Më vjen shumë keq. Marr përgjegjësitë për gabimin në golin e fundit”, tha De Ligt. Nuk mbetën jashtë vëmendjes rastet e humbura. “Duhet të kishim shënuar dhe ta kishim siguruar kualifikimin në finale. Skuadra pati raste, por i shpërdoroi ato. Duhet të ishim më të saktë përpara portës”, tha De Ligt.

Related posts

Costacurta: Ai është i madh, më 20 maj do të zbulohet emri i trajnerit të Italisë

Sadik.Autor

131 MILIONË EURO FITIME/ “Jashtëtokësori” mposht Ronaldon. Ja 20 futbollistët më të paguar në botë…

Delo.autor

SURPRIZOI NË BOTËROR/ Objektivi i Chelsea mund të largohet nga Inter me një kusht…

Isa.Autor

Leave a Comment