Futboll Seria A Sport

VAZHDON RRUGËTIMIN/ Atalanta e pandalshme drejt Championsit, parakalon “Zikaltërit” (FOTO+VIDEO)

Atalanta vazhdon e pandalshme rrugëtimit drejt Championsit sezonin e ardhshëm.

Skuadra bergamaske, pjesë e së cilës janë dy lojtarët shqiptarë, portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti, fitoi 2-1 në shtëpi me Genoan dhe parakalon Interin në renditje, duke u katapultuar në vendin e tretë.

Berisha, në fakt, sikurse ka ndodhur prej shumë ndeshjesh, qëndroi i gatshëm në stolin e rezervave, ndërsa Gjimshiti bëri një tjetër paraqitje për t’u vlerësuar, madje shërbeu për Casatngen në rastin e golit të dytë në minutën e 53-të, me rezultatin që ishte zhbllokuar sapo nisi pjesa e dytë me Barrow.

Dy minuta para përfundimit të ndeshjes, Goran Pandev shkurtoi në 2-1 diferencën, pas një gabimi në rreshtim të mbrojtjes së Atalantës, gjithsesi vendasit u mbrojtën mirë në minutat e mbetura, duke marrë një fitore me shumë vlerë.

Related posts

INTER “HARRON” HUMBJEN NDAJ “ZONJËS SË VJETËR”/ Çmenden nga ky veprim i Dybalës… (VIDEO)

Isa.Autor

FUTJA E TEKNOLLOGJISË NË FUTBOLL/ Platini kundër VAR: Kam kuptuar se televizioni asnjëherë nuk thotë…

Delo.autor

E HABITSHME/ Shkuan për të ndjekur Botërorin, 100 tifozë kërkojnë AZIL në…

Isa.Autor

Leave a Comment