Moto GP

Yamaha shkëlqen në Sepang, Vinales më i shpejtë se Rossi në teste

Dy pilotët e Yamaha, Maverick Vinales dhe Valentino Rossi, kanë qenë më të shpejtët sot në pistën e Sepang, në dytën e dytë të testeve dimërore që po zhvillohen në Malajzi. Piloti spanjoll ishtë më i shpejti, duke ndalur kronometrin në 1’59”355, vetëm 35 të mijëtat më shpejtë se Rossi, i dyti, ndërsa në vendin e tretë u rendit britaniku Cal Crutchlow. Pas tyre u klasifikuan Jorge Lorenzo me Ducati, Jack Miller e Johann Zarco. Vetëm i shtati, ashtu sikurse edhe dje, kampioni i botës në fuqi në Moto GP, spanjolli i Honda, Marc Marquez, që ende nuk po gjen ritmin e duhur.

Marquez la pas rivalin e tij kryesor për titull seoznin e kaluar, Andrea Dovizioso me motorin tjetër Ducati, ndërsa Dani Pedrosa me Honda, që dje ishte i pari, në testet e ditës së parë, sot u klasifikua në vendin e 12-të. Ajo që ran ë sy në këtë ditë të dytë ishte beteja brenda familjes Yamaha, me dy pilotët që ishin shumë të shpejtë në pistë, duke konfirmuar se këtë vit do të jenë më kompetitivë. Kohët e sotme ishte më të shpejta se ato të një dite më parë. Momente paniku në pistë për Andrea Iannone me Suzuki, që parkoi motorin e tij anash pistës, kur nga pjesa e shkarkimit nisi të dilte flakë, por pa pasoja për pilotin.

Related posts

Marquez: Dua fitoren në Jerez, garoj para publikut tim

Sadik.Autor

MOTO GP/ Piloti Quartararo nuk ndalet as në Katalunja, “pole position” i pestë radhazi

Delo.autor

Rikthehet Valentino Rossi, “pole position” dhe rekord në pistën e Mugello (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment