Albanian Stars

Një talent shqiptar debuton në Bundesligë, por cilën Kombëtare do të zgjedhë…?

Mesfushori shqiptar, Elvis Rexhbecaj, i lindur në fshatin Gjonaj të Prizrenit, debutoi në Bundesligë, me fanellën e Wolsburgut në sfidën ndaj Hanoverit.

Rexhebecaj firmosi në datën 20 gusht të vitit 2017 kontratën e tij të parë si profesionist, ndërsa më parë ishte pjesë e akademisë së Wolsburgut.

Paraqitjet e shkëlqyera me skuadrat zinxhir të klubit bardhjeshil bënë që ai të bindë drejtuesit për ta thirrur në ekipin e parë.

Mesfushori shqiptar u hodh në fushën e lojës në minutën e 84-t, duke zëvendësuar Didavin.

Wolfsburgu arriti të triumfonte në transfertë me rezultatin 0-1, falë golit të shënuar nga Mali në minutën e 72-të.

20-vjeçari nuk ka zgjedhur ende kë kombëtare do të përfaqësojë, edhe pse shpresohet të zgjedhë fanellën kuqezi.

Related posts

Rashica pranë largimit nga Vitesse, Bundesliga destinacioni më i mundshëm

Q.Autor

ABAZAJ RIKTHEHET NË FUSHË / Asist në miqësore me Anderlecht (VIDEO)

Isa.Autor

Kaçe te Panathianaikos, mungon vetëm firma

Q.Autor

Leave a Comment