Rafinha nuk ka arritur t’u përmbahet lotëve kur doli në konferencën për mediat për të konfirmuar largimin nga Bajerni i Mynihut.
Braziliani i bashkohet Arjen Robbenit dhe Franck Ribery, që po ashtu në fund të sezonit do të largohen nga rekordmenët gjermanë.
Me fjalët e Rafinhas është prekur edhe Ribery që gjithashtu nuk arriti t’i përmbante lotët.
“Tetë vitet janë të mrekullueshme, kam pasur disa momente të mrekullueshme. Tre mujori i vitit 2013 ishte i veçantë. Të gjitha përfundojnë një ditë”, ka deklaruar Rafinha me lot në sy.
Kujtojmë që 33-vjeçari i ishte bashkuar Bayern Munich në vitin 2011 për gjashtë milionë euro nga italianët e Genoas.