Futboll La Liga Sport

VALVERDE DREJT LARGIMIT NGA “CAMP NOU”/ Ja dy kandidatë kryesorë për të zëvendësuar

Ernesto Valverde pritet të largohet nga Barcelona.

Katalanët kanë dy kandidatë kryesorë për të zëvendësuar Ernesto Valveden që konsiderohet si shkaktari i eliminimit të Barcelonës nga Champions League.

Bëhet fjalë për Ronald Koeman, trajnerin e Kombëtares së Holandës, dhe Erik ten Hag, trajnerin që me Ajax këtë sezon ka mahnitur Europën, duke arritur deri në gjysmëfinale të Champions Leagues.

Koeman nuk është një emër i panjohur te Barcelona, pasi gjatë karrierës si futbollist, në 192 paraqitje ka shënuar 67 gola.

Koeman ka luajtur në vitet 1989-1995 me Barcelonën (192 ndeshje dhe 67 gola), duke hyrë në historinë e këtij klubi. Një gol i shënuar në kohën shtesë nga Koeman i dha skuadrës katalanase trofeun e parë të Champions League në vitin 1992 (1-0 ndaj Sampdoria, në Wembley).

Related posts

SKANDAL/ Arrestohet ish-sulmuesi i Interit, u kap duke luajtur bixhoz ilegalisht

Delo.autor

LIVERPOOL-NORWICH/ Nis me autogol sezoni i ri në Angli, ja gafa e Hanley (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Mesfushori Gomez: Duket si një film horror dhe nuk po ekzagjeroj

Delo.autor

Leave a Comment