Futboll La Liga Sport

PRITET TRANSFERIMI NË “CAMP NOU”/ Ja sa do të jetë rroga e Antoine Griezmann te Barcelona

Pas 5 vitesh tek Atletico e Madridit, Antoine Griezmann i ka dhënë dje “lamtumirën” klubit madrilen dhe tifozëve.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, francezi pas diskutimit me presidencën e klubit, njoftoi dhe tifozerinë për largimin.

Prestigjiozja “L’Equipe”, zbulon se Griezmann kishte arritur një marrëveshje me Barcelonën që në muajin mars.

Francezi do të transferohet në verë në Katalonjë dhe do të përfitojë 17 milionë euro në sezon, pra 4 milionë euro më shumë se ajo që përfiton tek Atletico.

Nga ana tjetër zbulohet se Real Sociedadi, skuadra e parë në Spanjë e Griezmannit, do të përfitojë 20% të shumës që do të shitet sulmuesi te Barcelona.

Related posts

SFIDA ELIMINATORE NDAJ FRANCËS/ Mesfushori Bare: Jemi të motivuar, mund t’i…

Delo.autor

PASION I MADH PËR MILANIN/ Miss Europa mahnit tifozët kuqezi më pozat e fundit superseksi (FOTOT)

Delo.autor

LAÇI-SKËNDERBEU/ Kurbinasit përfitojnë një penallti, Guindo nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment