Eredivisie Futboll Sport

REFUZON OFERTËN E “KATALANASVE”/ Trajneri i Ajax konfirmon: Nuk po mendoj të largohem, po planifikoj të…

Trajneri i Ajax, Erik Ten Hag ka refuzuar ofertën e Barcelonës dhe shumë klubeve të tjera që kanë shfaqur interes.

Në një reagim për mediat, tekniku holandez konfirmoi dëshirën e tij për të qëndruar në Amsterdam duke konfirmuar se ndihet i lumtur.

“Është nder të jem i kërkuar nga klubet e mëdha si Barcelona, Bayern dhe Chelsea, por kam një kontratë me Ajax dhe jam i lumtur këtu”, tha ai.

“Unë po planifikoj të ardhmen time këtu, nuk po mendoj të largohem”, tha përfundimisht tekniku që bëri jehonë me klubin e Ajaxit këtë sezon në Champions League.

Kujtojmë që Erik Ten Hag ishte një ndër kandidatët favorit për të marrë drejtimin e Barcelonës.

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ CHARLTON/ Florian Marku merr hakmarrjen dhe thumbon: Menduan se do të më poshtëronte, por…

Delo.autor

E BUJSHME/ I skadon kontrata pas një viti, Serxhio Ramos në shënjestrën e Paolo Maldinit

Delo.autor

“DIVORCI” BËHET ZYRTARE/ Juventus liron teknikun Sarrin, gati firma me klubin e Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment