27-vjeçari në të kaluarën ka veshur fanellën e Nk Zagreb, Hapoel Tel Aviv, Lokeren, Astana, Cerezo Osaka dhe së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ku realizoi 5 gola në 32 takime.
Abdurahimi është formuar si futbollist në Kroaci, ndërsa mbron ngjyrat e Kombëtares maqedonase, ku ka realizuar edhe 1 gol.
Sulmuesi firmosi për 1 vit e gjysmë me Partizanin, ndërsa bëhet e ditur se do të mbajë fanellën me numrin 90-të.
Menjëherë pas prezantimit, 27-vjeçari foli për sajtin zyrtar të klubit të kuq, ku u shpreh: “Jam i lumtur që tashmë jam pjesë e Partizanit, një klub dhe emër i madh në kampionatin shqiptar. Drejtuesit më kanë pritur mjaft mirë, po ashtu edhe disa prej miqve të mi që kanë luajtur këtu më kanë folur shumë për Partizanin dhe tifozerinë e kuqe. Dua të jap më të mirën për të realizuar objektivat e përcaktuara nga klubi”.
