Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shehi: Ishte ndeshje e vështirë, për të fituar ne ndryshuam…

Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, ka folur për fitoren e ekipit të tij ndaj Kukësit, me rezultatin 0-3.

I kënaqur me këtë fitore dhe paraqitje, Shehi ka shprehu atë që ndryshoi për të ardhur kjo fitore.

Fitore në transfertë dhe paraqitje e mirë?

Na vjen shumë mirë për këtë fitore. Ishte një moment që nuk kishim çfarë të humbisnin. Më vjen mirë që sot kemi konkluduar. E nisëm shumë mirë dhe ishim më të qetë.

Mungesat javën e ardhshme?

Sot na dolën Muzaka dhe Krasniqi të dëmtuar, Bregu po ashtu. Futbolli ky është dhe është për burra. Do të shohim çfarë do të bëjmë. Ndeshja me Luftëtatrin është më e vështira.

Lulaj dhe Pëllumbi?

Pëllumbi është një lojtar që premton shumë. Ia kam thënë që ka shumë kohë për të rritur performancën. Ka cilësi dhe premton. Është e ardhmja e klubit. Lulaj vinte pas një dëmtimi dhe e tregoi shumë mirë veten.

Si ka mundësi që u shndërruat?

Ndryshoi konkludimi. Ndeshjet nuk mund të fitohet pa fituar. Ne kemi donimuar por nuk kemi shënuar. Dëmtimet kanë qëne ato që na kanë pezulluar. Na ka dëmtuar dhe dalja e Oto XXjhopnit në kupë. Ndeshja është vazhdë e ndeshjeve të miram, pra kemi dominuar dhe nuk kemi konkluduar. Na dah qetësinë që nisëm ndeshjen në epërsi.

Related posts

PSG, JUVENTUS APO BARCELONA? Ja sa do të jetë paga e De Ligt nëse shkon tek…

Delo.autor

Ndodh edhe kështu/ Tifozi e bën tatuazh Kane-n ku nuk e mendoni

Isa.Autor

“JAM VIKTIMË”/ Ronaldinho rrëfehet nga hoteli: Kaloja më mirë në burg

Delo.autor

Leave a Comment