Futboll Ligue 1 Sport

GARA PËR “KËPUCËN E ARTË”/ Mbappe tregon: Ja çfarë bëra pasi “Pleshti” shënoi 2 gola

Pas dopjetës që shënoi dje kundër Eibarit në barazimin 2-2, Lionel Messi ka shkuar në kuotën e 36 golave në La Liga dhe është pranë fitimit të “Këpucës së Artë” për herë të gjashtë në histori.

Rivali më i afërt i Messit është sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe.

Francezi ka thënë se ëndërron që ta fitojë këtë çmim, por do ta ketë të vështirë, sepse ka vetëm një ndeshje në dispozicion, ndërsa është 4 gola prapa yllit të Barcelonës.

“E vërteta është që e ëndërroj këtë çmim. E pashë ndeshjen ku Messi shënoi dy gola dhe pas saj, ika menjëherë në shtrat”, tha Mbappe.

Messi ka realizuar 36 gola në kampionatin spanjoll, i cili tashmë ka përfunduar, ndërsa Mbappe ka dhe një ndeshje për të luajtur, teksa ka realizuar 32 herë.

Related posts

Formacionet startuese: Barcelona për pikë të plota te Sociedadi

Q.Autor

SHKËMBIM I BUJSHËM/ Ja 3 yjet që Perez i ofron Manchester United për Paul Pogba

Delo.autor

MORI GODITJE TË RËNDË NË NDESHJEN CHAMPIONS/ Ylli i Tottenhamit ikën nga stadiumi me paterica

Delo.autor

Leave a Comment