Futboll Premier League Sport

PËRGATIT GODITJEN E PARË NË VERË/ Manchester United gati të paguajë klauzolën për super talentin…

Mançester Junajtid ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm dhe si objektiv ka formatimin e skuadrës fillimisht dhe të krijojë një skuadër e cila mund të jetë e denjë për të rivalizuar për titullin kampion. Nga “Djajtë e kuq” pritet të ketë shumë largime ndërkohë që do të ketë edhe afrime të tjera.

“Record” raporton se Junajtid është gati të bëjë goditjen e parë të madhe duke nënshkruar me yllin e Benfikës, Zhoao Feliks. Sulmuesi i Benfikës po kalon një moment fantastik duke shënuar gola të shumtë dhe njëkohësisht duke dhënë edhe asiste për shokët e skuadrës.

Klauzola e tij arrin në 105 milionë paund dhe duket se këtë shifër, Junajtid ka vendosur ta paguajë duke përfituar në një farë mënyre për shkak se mund të rritet klauzola e tij nëse ky i fundit rinovon ose në rastin më të keq, mund të nënshkruajë me ekip tjetër. Aktualisht, Juventusi, Bajerni e Siti janë të interesuar seriozisht për shërbimet e tij.

Related posts

Ish-sulmuesi i Barçës mohon kombësinë spanjolle për të luajtur me Marokun

Sadik.Autor

​Mkhitaryan: Arsenal, ëndërr e bërë realitet

Q.Autor

(VIDEO) Chelsea në epërsi ndaj Stokes, e pabesueshme kush ka shënuar

Q.Autor

Leave a Comment