Futboll Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventusi arrin marrëveshjen me trajnerin e ri, kontratë 4-vjeçare

Largimi i Massimiliano Allegrit i detyron drejtuesit e Juventusit të nxitojnë për emërimin e trajnerit të ri në Torino.

Gazetari Adriano del Monte, ka postuar sot në rrjetin social “Twitter”, lajmin se Guardiola do të jetë trajneri i Juventusit.

Në lajmin e marrë nga “Radio Sportiva” në Itali, thuhet se strategu spanjoll ka arritur marrëveshjen me “Zonjën e Vjetër” e cila i ka vendosur mbi tavolinë një kontratë 4-vjeçare.“Duhej të ishte dita vendimtare. Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Kontrata 4 vjeçare.

Marrëveshja është bërë”, thuhet në njoftimin e “Radio Sportiva”.

Pas këtij lajmi momentalisht nuk ka asnjë reagim zyrtar nga trajneri spanjoll apo klubi i Juventusit.

Related posts

PREMTOI SE NUK DO TË DREJTONTE KURRË TOTTENHAM/ Ja 10 gjërat që nuk i dini për rikthimin e Mourinhos në Premier

Delo.autor

KAMPIONËT E SUPERIORES PA TRAJNER/ Flet Erjon Bogdani: Jam gati të drejtoj Partizanin…

Delo.autor

Çmenden tifozët e Marseille, ka të lënduar

Q.Autor

Leave a Comment