Futboll Sport

MOURINHO TE JUVENTUS? Portugezi iu përgjigjet me një video për Interin

ulur në një kolltuk në shtëpinë e tij në Londër, i mbytur në emocione dhe sytë e fokusuar në celularin e tij që i sjellin kujtime me pamjet e 22 majit të vitit 2010.

Ishte kjo datë, që 9 vite më parë Javier Zanetti ngriti në qiellin e Madridit trofeun e Champions League, duke kompletuar tripletën historike për Interin, e drejtuar nga “Special One”, që iu dhuroi Championsin e tretë në histori, pas 45 vitesh pritje.

Në vrazhdën e zërave të merkatos, që e afrojnë Mourinhon me stolin e Juventusit (që ka tërbuar tifozët zikaltër), portugezi nuk mund të rrinte pa reaguar për këtë datë historike, duke publikuar një video ku ai shikon imazhet e asaj nate në “Bernabeu” dhe lëshon vetëm dy fjalë: “Burra të mëdhenj! 22 maj”, dhe një puthje të madhe për të gjithë zikaltrit.

Related posts

E PAPRITUR/ Egjipti kërkon shtyrjen e finales së Kupës së Afrikës, ja arsyeja

Delo.autor

Galliani: Nuk e kisha imagjinuar kurrë Gattuso si trajner!

Sadik.Autor

Agjenti i Barcelonës shkon në Brazil, gati të transferojë një lojtar

Isa.Autor

Leave a Comment