Futboll La Liga Sport

BËN PARASHIKIMIN/ Del Bosque: Ja kush e fiton trofeun e Champions Leagues

Vicente del Bosque ka bërë parashikimin për fituesin e Champions Leagues.

I ftuari special i programit “El Partidazo” në “Radio MARCA”, tha se Liverpooli është skuadra favorite për të fituar trofeun më prestigjioz për klube në Europë.

Gjithashtu Del Bosque nuk kurseu elozhet për trajnerin Pochettino.

“Apriori, unë mendoj Liverpool është më i mirë se Tottenham. Më kanë folur shumë mirë për Pochettino, ai është trajner që po e demonstron potencialin e tij. Por unë mendoj se Liverpool është favorit për të ngritur trofeun”, përfundoi parashikimin Del Bosque.

Kujtojmë që finalja e madhe e Champions Leagues do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin e Atleticos “Ëanda Metropolitano”.

Related posts

ATALANTA-JUVENTUS/ Gasperini dhe Pirlo me shumë ndryshime në duelin final (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Shans i artë për Piatek ndaj Spal, titullar përkrah Leaos

Delo.autor

Arsenal, Wenger dhe Kina, tekniku francez mbulohet me “ar”

Sadik.Autor

Leave a Comment