Champions League Futboll Sport

SFIDA FINALE ME LIVERPOOL NË CHAMPIONS/ Pochettino: Është klubi më i mirë në Botë…

Disa javë më parë Maurico Pochettino dukej i vendosur ti thoshte lamtumirë Tottenhamit pas Ligës se Kampioneve.

Por sot Pochettino duket se synon të qëndrojë te Tottenhami. Të paktën kjo është ajo që tha trajneri Spursave në një intervistë për “TalkSport”.

Pochettino i tërhoqi deklaratat e tij të kohëve të fundit duke i qëndruar besnik skuadrës londineze.

“Unë dua të rri këtu. Sot për mua Tottenham është klubi më i mirë në Botë”, tha tekniku argjentinas.

Megjithatë, përkundër thashethemeve që vazhdojnë ta largojnë nga Tottenhami, Pochettino ka zbuluar se ai do të diskutojë të ardhmen e tij me klubin pas përfundimit të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

“Tani duhet të mendojmë vetëm për finalen. Për të ardhmen, unë do të takohem me presidentin Daniel Levy për të mësuar rreth ideve të tij dhe për të ndërmarrë hapin tjetër”, deklaroi Pochettino.

Related posts

SKANDAL NË MIQËSORE/ Plas grushti mes ekipit shqiptar dhe atij rus në Antalia (VIDEO)

Delo.autor

Real Madridi futet në garë për mesfushorin e Liverpoolit

Q.Autor

PËRCAKTOHET AXHENDA PËR KUPËN E ITALISË/ Ndeshje të vështira. Ja kur do luajnë Milani, Inter dhe Juventus

Delo.autor

Leave a Comment