Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Mercedes “PUSHTON” edhe Monacon, Vettel ngjitet në PODIUM

Formula 1 vijon të zhvillohen nën dominimin e Mercedesit, që fitoi edhe garën e 6 sezonale, teksa në Monaco i pari u rendit kampioni në fuqi i botës, Lewis Hamilton, i cili fitoi edhe garën e katërt për këtë sezon.

Britaniku u rendit i pari në provat zyrtare dhe këtë pozitë e mbajti thuajse gjatë gjithë garës, duke lënë pas vetes makinën Ferrari të Sebastian Vettel dhe shokun e skuadrës, Valteri Bottas.

Vlen të theksohet se Ferrari vijon të paraqitet mjaft dobët, teksa gjatë këtij sezoni numëron vetëm 3 podiume, dy vende të treta dhe një vend të dytë.

Piloti tjetër i “kokëkuqes”, Charles Leclerc dështoi totalisht në garën në shtëpinë e tij, sepse pas tentativës për të rikuperuar pozicionet e nisjes, doli jashtë gare.

Related posts

“BËMË BABA TË TË NGJAJ”/ Vajza e David Beckham në hapat e të atit, vetëm 7 vjeçe “bën tatuazhin e parë” (FOTO)

F.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Arsenal-Southampton. Rezultati 2-2

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-CHELSEA/ Mata zhbllokon sfidën për “Djajtë e Kuq”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment