Europa League Futboll Sport

FINALJA ME CHELSEAN NË EUROPA LEAGUE/ UEFA i prish planin “Topçinjve”, ja shkaku kryesor

Planet e Arsenalit për të treguar mbështetje për Henrikh Mkhitaryan gjatë finales së Europa League kundër Chelseat janë bllokuar nga rregullat strikte të UEFA-s.

“Topçinjtë” po mendonin të vishnin bluza më emrin e futbollistit armen, në shenjë solidarizimi, pasi nuk do të jetë pjesë e finales për arsye sigurie.

Mirëpo UEFA ka konfirmuar se çdo lëvizje e tillë është e ndaluar dhe nëse ndodh do të merren masa të ashpra.

UEFA ka saktësuar se uniformat që veshin pjesëtarët e të dyja skuadrave si dhe ato të fituesve janë subjekt i miratimit nga organi qeverisës i futbollit evropian.

Stafi i Arsenalit është treguar shumë i kujdesshëm në deklaratat për Mkhitaryan në Baku, ku mbizotërojnë tensionet politike me Armeninë.

“Topçinjtë” nuk duan krijojnë armiqësi, ndaj do të anashkalohen edhe qëndrimet për 30-vjeçarin.

Related posts

PASI VIDA REZULTOI POZITIV ME COVID-19/ Milan dhe Juventus ja hedhin paq. Conte në “ankth” për kroatët e tij

Delo.autor

Dortmund-Wolfsburg, verdhezinjtë kanë zbutur “Ujqërit” në 5 ndeshjet e fundit

Q.Autor

Izraeli “kërcënon” Shqipërinë para Ligës së Kombeve, emëron trajnerin e ri

Isa.Autor

Leave a Comment