Futboll

Messi i përgjigjet Beckhamit: Mbase do të më telefonosh një ditë

Lionel Messi ka lënë të kuptohet se do t’i interesonte të luante për klubin e ri të David Beckhamit, Miami, në të ardhmen.

Ish-ylli anglez, dje u bë pronar i klubit nga Major League Soccer dhe tha se dëshiron të sjellë emra të mëdhenj në skuadrën e tij, transmeton Express.

Ndërkohë, sot përmes një mesazhi në rrjetin social, Lionel Messi i uroi Beckhamit gjithë të mirat për klubin e ti, i cili megjithatë nuk do të garojë deri më 2020.

“Përshëndetje David, së pari urime! Shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë me projektin e ri në këtë hap të ri që ke ndërmarrë dhe, kush e di, brenda pak viteve mbase do të më telefonosh”, ka thënë Messi.

Related posts

DISFATA NDAJ EKIPIT TË GATTUSOS/ Inzaghi: Një kënaqësi ta shihja Napoli-n të festonte në fund të ndeshjes

Delo.autor

RIKTHEHET PAS 8 MUAJSH/ Tre super-blerje dhe pushtet absolut, kështu Perez bindi Zinedine Zidane

Delo.autor

Low kritika Gjermanisë/ Ekip i lodhur, kështu humbasim titullin

Sadik.Autor

Leave a Comment