Futboll Sport

Klopp bën ironi me Guardiolën: Ka kohë që nuk ka qenë në finalen e Championsit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk është pajtuar me deklaratat e homologut të tij te Manchester City, Pep Guardiolës, i cili kishte thënë se triumfi në Premierligë është shumë më i rëndësishëm se fitimi i trofeut të Ligës së Kampionëve.

Para finales së Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit, trajneri gjerman ka theksuar po ashtu se sezoni i të kuqve ka qenë më i mirë se i të kaltërve.

“Premierliga është më e rëndësishme për Guardiolën, sepse ai nuk ka qenë në finale të Ligës së Kampionëve për një kohë të gjatë”, tha Klopp në konferencë për media.

“Të gjithë ne e dimë se ai është trajneri më i mirë në botë dhe ai i meriton lëvdatat që i merr”, shtoi ai.

“Unë them se Liga e Kampionëve është më e rëndësishme, sepse unë mund ta fitoj atë. Ne tashmë e kemi humbur Premierligën, sepse ata kishin ekip më të mirë, por mendoj se sezoni ynë ka qenë më i mirë”, theksoi Klopp.

Related posts

Nadal “braktis” raketën, merr rol drejtues në garat automobilistike

Sadik.Autor

Memushaj në udhëkryq, dëshiron të kthehet te ish-ekipi

Sadik.Autor

Tregolësh dhe shifra rekord, Puscas bën të ëndërrojë Inter-in

Q.Autor

Leave a Comment