Europa League Futboll Sport

FINALJA EUROPA LEAGUE/ Tifozët e Arsenalit “çojnë” Mkhitaryan në Baku, ndalohen në rrugë nga policia (VIDEO)

Edhe pse mungesa fizike e armenit, Henrik Mkhitaryan, u konfirmua nga klubi i Arsenalit për të shmangur çdo lloj incidenti, si rrjedhojë e problemeve etnike mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, me sa duket jo vetëm personi, por edhe thjesht emri i tij i spikatur në fanella është diçka e ndaluar në Baku, ku sot në mbrëmje do të luhet finalja e Ligës së Europës.

Policia vendëse ka vendosur që të bëjë disa ndalime të disa tifozëve që mbanin veshur fanellën me emrin e Mkhitaryan, ndonëse atyre u është kërkuar dhe janë paralajmëruar që të mos e ekspozonin emrin dhe më pas janë lënë të lirë, një situatë e cila nënvizon se ndoshta zgjedhja e Bakusë si seli e finales ka qenë e gabuar nga UEFA.

 

Related posts

LIVE/ Real Madrid-Villarreal, Vallejo kalon “Los Blancos” në avantazh

Delo.autor

MILAN-SALERNITANA/ I mjaftojnë 5 minuta lojë, Leao ndëshkon për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

SHERRI MILAN-LAZIO QË SHKAKTOI POLEMIKA/ Merret vendimi final nga “Disiplina”, ja masat e rënda

Delo.autor

Leave a Comment