Tirana dhe Flamurtari luajnë mes tyre sfidën e javës së 36-të në Superiore, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Bardheblutë e Memës, në javën e fundit të kampionatit, gjenden dy pikë para Kastriotit, dhe luajnë për fitore, apo edhe për një barazim në këtë takim, për të siguruar mbijetesën.
Nga ana tjetër, vlonjatët e Dajës janë ende në garë për një vend në Kupat e Europës, dhe rezultati pozitiv në kryeqytet do i bënte që të mbanin vendin e tretë në renditje.
LIVE | Tirana-Flamurtari 0-0
KOMENTI LIVE
19’ Krosim nga goditja e dënimit në zonën e Tiranës. Pollozhani kërkon të kapë topin, por përplaset me Ilion Likën. Pëson një dëmtim portieri i bardhebluve, dhe ndalet për pak sekonda loja.
16’ Ngo i fuqishëm mes disa kundërshtarëve në mbrojtjen vlonjate, por Deliaj i ndërhyn dhe ia merr topin.
11’ Kërçiku hedh një krosim të gjatë në zonën e vlonjatëve, por Pollozhani spastron zonën.
6’ Imami nga mbrojtja jep një top për Hasanin, por shkodrani nuk e arrin dot. Gjithsesi, në ndjekje vihet Greca, por është Koliçi që del dhe e kontrollon.
5’ Hasani nis Grecën me një top të bukur, por nuk filtron në mbrojtjen vlonjate, dhe thyhet aksioni i bardhebluve.
3’ Ngo ka një rast të mirë, teksa futet brenda zone me topin në zotërim, por pasi e mban janë mbrojtësit e Flamurtarit që ia marrin.
1′ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”.
FORMACIONET ZYRTARE
Tirana: Lika, Kërçiku, Imami, Goxha, Hoxhallari, Cake, Hasani, Kobina, Doka, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema
Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Kotobelli, Musta, Ymeraj, Rrapaj, Mustafa, Ribaj, Kale, Haruni. Trajner: Ilir Daja
PANORAMASPORT.AL