Futboll Ligue 1 Sport

“ÇMENDET” SHEIKU I PSG-SË NË MERKATO/ Ofertë marramendëse për Ronaldon, ja paga vjetore

Cristiano Ronaldo larg Juventusit? Duket e pamundur, por jo edhe aq… Motivi? Sipas “Diario Gol”, PSG ka ndër mend ta mbulojë me ar dhe ta bëjë futbollistin më të paguar në planet: sipas asaj që flitet te “Diario”, janë gati 50 mln euro në sezon, të cilat i janë bërë me dije Mendesit, agjentit të portugezit.

Kjo sepse duket qartë se klubi parizien do të shesë njërin mes Neymar dhe Mbappe, për të marrë më pas Cristiano Ronaldon 140 mln euro nga Juventusi.

Bardhezinjtë nuk duken të interesuar, por nga Spanja flasin për Ronaldon pjesërisht të interesuar.

Bëhet fjalë për një zë ende dhe nuk dihet nëse do të konkretizohet, sidomos sepse CR7 do ta provojëe dhe një vit me “Zonjën”.

Related posts

Mancini publikon listën, ja risitë e Italisë për tre miqësoret

Sadik.Autor

Laçi merr një barazim me “shije” fitoreje/ MËRGJYSHI e thotë qartë: Goli nuk ishte rastësi, UZUNI mund…

Isa.Autor

Chelsea bën “plaçkitje” te Napoli, kërkon të marrë tre lojtarë…

Sadik.Autor

Leave a Comment