Albanian Stars Eredivisie Futboll

Milot Rashica i surprizon të gjithë, kalon te Werder Bremen

Vetëm pak orë më parë u përcoll lajmi se Rashica po ndiqet me shumë interes në Holandë edhe nga ekipi më i madh i vendit të futbollit total, Ajax. Lajmi u bë i ditur nga “Tuttomercatoweb.com”, që shkruante se sulmuesi anësor i Vitesse-s kishte shanse të mëdha të jetë pjesë e gjigantëve holandezë. Por pak minuta më parë gjithçka është zyrtarizuar, Milot Rashica kalon te Werder Bremen në Bundesliga, duke surprizuar jo pak.

Mesfushori 21-vjeçar transferohet për 7 milionë euro, të cilët shkojnë në arkat e Vitesse-s. Rashica nuk kishte dalë në stërvitje dhe nga drejtuesit e Vitesse-s ishte bërë e ditur se mund të shitet. Dhe kështu ka ndodhur, tashmë mesfushori kosovar ka udhëtuar drejt Bremenit dhe kakryer edhe vizitat mjekësore. Bremen po vuan në kampionat dhe rrezikon rënien nga Bundesliga.

Përveç Ajax, i interesuar për Rashicën ishte edhe Stuttgart e Hannover në Gjermani. Gjatë verës së kaluar Rashica ishte në shënjestrën e Udinese-s, që nuk arriti ta transferonte në Serie A. Tani lojtari me pasaportë shqiptare që luan për ekipin përfaqësues të Kosovës pritet të tregojë veten në nivele më të larta, pse jo, duke u katapultuar në një skuadër akoma më të madhe.

Related posts

Tani edhe Pep Guardiola kërkon sulmuesin e Bayern

Sadik.Autor

Real Madrid shfaq interes për mbrojtësin e Bayern Munchen

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Pas një rrëmuje brenda zonës, Orsic ndëshkon Spanjën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment