Champions League Futboll Sport

DISFATA ZHGËNHYESE NË CHAMPIONS/ Kapiteni Lloris zbulon arsyen: Ishim shumë të turpshëm dhe u…

Kapiteni i Tottenhamit, Hugo Lloris ka komentuar humbjen në finalen e Champions Leagues përballë Liverpoolit.

“Është gjithnjë e dhimbshme të humbasësh një finale, një ndeshje kaq të rëndësishme”, u shpreh fillimisht Hugo Lloris, që një vit më parë ngrinte lart trofeun e kampionit të botës me kombëtaren e Francës.

“Ndeshja nisi keq, me një gol që në minutën e dytë. Kjo nuk duhej të ndodhte. Gjithsesi, nuk u dorëzuam dhe nuk hoqëm dorë, pasi luajtëm duke zbatuar objektivat që kishim”, tha Lloris.

Më tej, kapiteni i Tottenham sqaron edhe arsyen e humbjes. “Përveç golit të shpejtë që pësuam, ishim shumë të turpshëm dhe u “zgjuam” vetëm në 15 minutat e fundit, kur rritëm presionin. Një mëkat. Ne u përpoqëm, tentuam gjithçka, por Liverpool mbrojti mirë”, përfundoi Lloris.

Related posts

LIVE/ Derbi i Anglisë: Mbyllet ndeshja Manchester City-Manchester United. Rezultati 0-2

Delo.autor

“SKANON” SERIA A/ Ancelotti i mrekulluar nga Roma: Mou zgjoi një qytet të fjetur

F.autor

PSG HAP “THESIN” PËR PANKINËN/ Jose Mourinho objektivi kryesor i “parizienëve”

F.autor

Leave a Comment