Futboll Ligue 1

PSG i premton Neymarit blerjen e tre superyjeve për të qëndruar

Kartat janë në tryezë. PSG tashmë e di se Real Madridi do të shkojë me të gjitha forcat për Neymar këtë verë. Ashtu siç e dinë që braziliani nuk ndihet rehat në Paris dhe dëshiron të kthehet në Spanjë. Por Al-Khelaïfi nuk është i gatshëm të humbasë yllin e tij vetëm një vit pas nënshkrimit të tij.
Për të bindur Neymar për të qëndruar, PSG është e gatshme të bëjë gjithçka. Do të fillohet me shtimin e numri të yjeve në skuadër, raporton ‘Don Balon’.

Në klub ata i kanë premtuar Neymarit tre nënshkrime galaktike për sezonin e ardhshëm nëse ai vendos të qëndrojë në Francë dhe të injorojë sirenat që vijnë nga Madridi.

Duke nisur nga porta,Thibaut Courtois do të zgjidhet nga parisienët si blerja e parë e madhe. Mesfusha do të modifikohet gjithashtu dhe këtu PSG do të jetë i gatshëm të shkojë për Iscon, si një hakmarrje kundër Real Madridit.

Së fundi, ëndrra e çdo tifozi të PSG-së Antoine Griezmann. Francezi do të mbushë hendekun nëse Cavani do të largohej. Një ekip i projektuar për të kënaqur Neymarin.

Related posts

Fanatics “thumba” Halilit në Vlorë: 2 vite, 1 president, 5 trajnerë. Kush i bie të jetë problemi?

Isa.Autor

BARAZIMI NDAJ TIRANËS/ Magani: Mund ta kishim fituar ndeshjen. Objektivat? Organikën e kemi dhe mendoj se…

Delo.autor

VIDAL MBËRRIN NË MILANO/ Ja numri i fanellës që ka zgjedhur mesfushori kilian

Delo.autor

Leave a Comment