Champions League UEFA

Të rinjtë e Realit për rekord, shiten 30 mijë bileta për një ndeshje

19-vjeçarët e Real Madridit, të drejtuar nga Guti, do të përballen me rusët e Krasnodar në raundin e play-off të Uefa Youth League më 7 shkurt dhe kjo ndeshje pritet të jetë vërtetë interesante.

Të rinjtë e Real Madridit do të luajnë në Rusi të mërkurën, duke tërhequr aq shumë vëmendje, sa pritet që stadiumi me kapacitet prej 34 mijë vendësh të mbushet plot, duke thyer rekordin e shikueshmërisë së një ndeshjeje të këtij kompeticioni që nga krijimi i tij.

Klubi rus i Krasnodar lajmëroi me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” se deri tani për këtë ndeshje janë shitur 33 mijë bileta, që kushtojnë nga 1.5 euro secila, ndërkohë që stadiumi i Krasnodarit e ka kapacitetin e saktë 33 mijë e 979 vende.

Shikueshmëria më e lartë deri më tani në Uefa Youth League është shënuar në shkurt të vitit 2015, ku 12 mijë e 871 tifozë ndoqën ndeshjen e Anderlehtit vendas përballë Barcelonës në Bruksel. l/

Related posts

ARRITËN TË KUALIFIKOHEN NË GJYSMËFINALE/ Ja super premio për Tottenhamin në rast se fiton Championsin

Delo.autor

PARA NDESHJES CHAMPIONS NDAJ TOTTENHAMIT/ Drejtuesit e Ajaxit publikon letër emocionuese tifozëve: Një nderim për të gjithë ju që…

Delo.autor

Të gjitha dhuratat e arbitrave për Real Madridin në këtë Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment