Futboll Sport

NË PRAG TË SFIDËS NË NATIONS LEAGUE/ Petkovic nuk kursen elozhet: Zvicra është me fat që ka dyshen organike…

Trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkovic nuk ka kursyer elozhet për dyshen shqiptare, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Në prag të sfidës në Ligën e Kombeve, Petkovic tha se Zvicra është me fat që ka në organikë dy lojtarët me origjinë shqiptare.

“Xhaka është një lojtar shumë i vlefshëm për ne. Ai është një lojtar që sjell balancin në ekip”, tha Petkovic në një konferencë shtypi para gjysmëfinales të Ligës së Kombeve kundër Potugalisë.

“Ai është me fat që të luajë me 10 lojtarë të tjerë të mëdhenj”, vijoi ai.

“E njëjta gjë që kam thënë për Portugalinë është e vërtetë edhe për Zvicrën, nuk është vetëm një lojtar që e bën diferencën”, shtoi ai.

Për Shaqirin, ai u shpreh: Jo, unë nuk jam i shqetësuar fare për Shaqirin që po qëndron në stol te Liverpooli. Kam parë gjatë seancave të trajnimit se ekipi im është shumë i freskët dhe i përshtatshëm, kemi mbajtur sesionin e parë të trajnimit me Shaqirin dje dhe pashë të njëjtën gjë”.

“Kjo tregon se shpesh është një çështje e forcës suaj mendore në futboll dhe ai ka një komponent shumë të fortë mendor. Zvicra është me fat që ka Shaqirin e Xhakan”, përfundoi Petkovic.

Related posts

“KJO SKUADËR NUK KA LIDHJE ME EKIPIN E…”/ Ksavi: Harrojeni Barcelonën e vitit të kaluar

F.autor

TIRANA I NDËRPREU KONTRATËN/ Ish-mbrojtësi bardheblu transferohet te kampionët e Kosovës

F.autor

Mourinho revolucion në mbrojtje, vijnë Bonucci dhe Maguire

Isa.Autor

Leave a Comment