Futboll Sport

“TELENOVELA” E DESTINACIONIT TË DE LIGT/ Ja dy klube angleze që futen në garë për kapitenin e Ajaxit

Matthijs De Ligt është e sigurt që do të largohet nga Ajaxi këtë verë, por është shndërruar në një telenovelë me shumë seri destinacioni i tij përfundimtar.

Mbrojtësi nuk po arrin të marrë një vendim final. Klubet e mëdha qëndrojnë në pritje për të.

Agjenti i tij, Mino Raiola, me veprimet e tij krijon edhe më shumë “tym” rreth të ardhmes së De Ligt.

Barcelona ishte shumë pranë tij, por një mosmarrëveshje mes katalanasve dhe menaxherit italian ka sjellë në ndalimin e operacionit.

Raiola kërkon një shifër prej 15 milionë euro si komision. United ishte i gatshëm t’ia jepte, por edhe pista e “Djajve të Kuq” është zbehur.

Këtu mund të ketë ndikuar dëshira e lojtarit. Vështirë se ylli i Ajaxit do të zgjidhte të vazhdonte karrierën në një klub që ka formën e një kantieri ndërtimi.

Manchester City dhe Liverpool janë dy alternativat favorite të momentit.

Të dyja këto ekipe po dominojnë futbollin anglez dhe jo vetëm. De Ligt do e pëlqente një bashkim me Klopp ose Guardiolën.

Te të dy klubet ai ka shumë mundësi të jetë titullar. Me atë që ka treguar ai arrin të mundë konkurrencën e Otamendit dhe Stones, për të qenë partner me Laporte.

Ndërkohë te Liverpooli do e kishte të lehtë të ishte partneri i Van Dijk si në Kombëtaren holandeze.

Related posts

Barazimi ndaj SPAL, Spalleti bën këtë deklaratë befasuese pas ndeshjes

Q.Autor

YJET E JUVENTUS SHTANGËN NË SUPERSFIDË/ Shikoni çfarë i ndodh në “Santiago Bernabeu”… (VIDEO)

Isa.Autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Ndryshime te Milan, në verë largohen 3 titullarë! (EMRAT)

Delo.autor

Leave a Comment