Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Skandali i trukimeve, në skenë del edhe emri i Realit…

Thellohet akoma më shumë skandali i trukimit në Spanjë dhe nga dita në ditë dalin në skenë detaje të reja dhe ngjarje që implikojnë shumë persona dhe klube.

I fundit është Reali i Madridit. Kujdes, madrilenët nuk akuzohen se kanë trukuar ndeshje, por përmenden në këtë dosje hetimore për një sfidë që po vëzhgohet me kujdes dhe është në mbikëqyrje për rezultatin e saj.

Gazeta “El Mundo” ditën e djeshme ka zbuluar një tjetër skemë, ku flitet se përpara ndeshjes Real Madrid-Hueska të këtij sezoni ka pasur një takim mes drejtuesve të grupit kriminal Karlos Aranda dhe Raul Bravos me presidentin e Hueskës Augustin Lasaosa dhe ndërmjetësit Injigo Lopez Montanja. Ky i fundit ka qenë lojtar i Hueskës dhe aktualisht luan me Deportivo La Korunjën.

BORXH 100 MIJË EURO

Injigo Lopez ka shërbyer si ndërmjetësi mes Raul Bravos dhe presidentit të Huekës në mënyrë që të përfundojë një marrëveshje që ishte ndërprerë dhe kishte mbetur në mes. Bëhet fjalë për një borxh 100 mijë euro që presidenti i klubit spanjoll i detyrohet dyshes Aranda-Bravo dhe ata kërkonin që me çdo kusht ky borxh të shlyhej sa më shpejt.

15595977477656

Nuk dihet nëse ka lidhje me ndeshjet e trukuara dhe me sfidën Hueska-Gimastik e dyshuar si e trukuar disa dy sezone më parë, por sigurisht që shërben si një provë e fortë. Janë zbardhur disa mesazhe ku ishlojtari i Hueskës, Injigo Lopez, i konsideron dy “kokat” e grupit si të këqijtë. I kujton presidentit që ata kërkojnë pagesën e këtij borxhi në mënyrë të menjëhershme.

“Djemtë e këqij u rikthyen sërish”, është një prej mesazheve që Lopez i dërgon presidentit të tij, duke iu referuar Arandës dhe Bravos. Me këtë të fundit, Lopez ka të tjera kontakte ku i thotë se del garant që presidenti Lasaosa është i gatshëm që ta shlyejë këtë borxh sa më shpejt.

TAKIMI

Pas përgjimeve të publikuara nga gazeta “Mundo” për ndeshjen e dyshuar mes Vajadolidit dhe Valencias, është zbardhur edhe raporti i pyetjeve që i është bërë presidentit dhe drejtorit të Hueskas, Hoze Luiz Ortas. Ky i fundit është pyetur nëse ka pasur një takim mes drejtuesve të klubit dhe Raul Bravos përpara sfidës që do të luhej me Realin e Madridit.

vajeho mariano real madrid

Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 3- 2 në favor të madrilenëve, me një gol të shënuar në minutat e fundit nga Karim Benzema. Drejtori Ortas e mohoi që të ketë pasur një takim me Bravon dhe anëtarët e tjerë të bandës që trukonte ndeshjet. Mirëpo, përgjigjja e tij nuk mjafton për ta mbyllur këtë çështje. Sfida mes Realit të Madridit dhe Hueskës ka përfunduar në hetim dhe dyshohet se mund të jetë e trukuar për qëllime bastesh nga futbollistët e këtyre të fundit.

Related posts

E BUJSHME NË SPANJË/ Ylli i Barcelonës drejt Kinës, për shkak të…

Delo.autor

VAZHDON ËNDRRËN ME ATALANTAN PËR NË CAJMPIOMNS/ Ja si vlerësohet Gjimshiti nga mediat italiane

Delo.autor

“KARIKON” KUQEZINJTË/ Qazim Laçi: Po fituam me Hungarinë, shtrohet rruga edhe ndaj Polonisë

F.autor

Leave a Comment