Futboll Seria A Sport

LËSHOJNË “TENTAKULAT” NË BUNDESLIGA/ Inter dhe Conte kërkojnë të “rrëmbejnë” yllin kroat…

Interi është duke kërkuar për sulmuesë, pasi pista e Lukakut është shumë e veshtirë, me Junajtid, që nuk pranon shkëmbime veçse parave.

Kështu që klubi zikaltër përveç Xhekos do dhe një sulmues tjetër, pasi Ikardi është me “valixhe” në duar. Tregu gjerman tundon Interin dhe Konten, të cilët kanë vënë në sy, kroatin e Frankfurtit, Andre Rebiç.

Siç raporton “Tuttosport”, lojtari ka pasur një ekspreiencë më parë në Itali, te Fiorentina dhe Interi kërkon ta rikthejë në gadishullin apenin.

Konte është dakord me këtë lëvizje dhe pritet që zikaltrit të bëjnë hapa para në ditët që vijojnë.

Rebiç këtë sezon ka shkuar deri në gjysmëfinalet e Ligës së Europës me Frankfurtin. Në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet ai shënoi 10 gola dhe dhuroi 6 asist.

Related posts

PLAS TEK ATALANTA-SASUOLO/ 2 gola dhe një sherr masiv, 4 minuta përleshje në fushë (VIDEO)

Delo.autor

PLAS TEK MAN UNITED/ Mou rrezikon: Zbulohen lojtarët që janë kundër portugezit

Isa.Autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Agnelli: Para se të ndryshosh Europën, fillo të fitosh vetë. Juventus është një…

Delo.autor

Leave a Comment