Futboll Sport

KËPUTI LIGAMENTET/ Neymarr rrezikon të mbyll karrierën

Katër javë për tu rikthyer në fushë. Është ky verdikti i stafit mjekësor të Brazilit, i cili ka konstatuar se dëmtimi i Neymar i pësuar në miqësoren ndaj Katarit kërkon të paktën 4 javë për t’u rikuperuar.

“Të shtunën më 8 qershor, mjeku i parë i ekipit të Paris Saint-Germain, Dr Laurent Aumont dhe anëtar i bordit mjekësor të klubit dhe figurë udhëheqëse në mjekësinë sportive, Profesor Gerard Saillant, vlerësuan dëmtimin e marrë nga Neymar Jr në ndeshjen përgatitore të Brazilit për Kupën e Amerikës të mërkurën e kaluar.

Dy mjekët diagnostikuan një shtrembërim të ligamentit anësor të këmbës së djathtë pa indikacion kirurgjik, që do të trajtohet me trajtim konservativ. Ky rikuperim do i marrë rreth 4 javë kohë yllit brazilian të PSG-së”, thuhet në deklaratën e Selecao.

Kjo është hera e tretë që Neymar pëson dëmtime të ligamenteve të këmbës së djathtë, duke rrezikuar jo pak karrierën.

Related posts

TRIUMF NË FINALE ME STADIUMIN BOSH/ Shikoni si e festojnë fitimin e Kupës në shtetin europian (VIDEO)

Delo.autor

Reali ul klazuolën e largimit Ronaldos, katër klube në garë për portugezin

Isa.Autor

Gonzalo Higuaín e bën Italinë të qajë: Kam një letër për ty…

Q.Autor

Leave a Comment