Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ I pari renditet Vettel, por në Kanada triumfon Hamilton

Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Kanadasë dhe thellon diferencën me ndjekësit në krye të klasifikimit të përgjithshëm. Në Montreal në fakt i pari në pistë u rendit Sebastian Vettel i nisur nga pole position, por gjermani i Ferrarit mori një penalitet prej 5 sekondash nga komisarët e garës për një dalje të gabuar nga pit stopi, pasi mund të kishte shkaktuar një kontakt me Hamilton.

Diferenca mes Vettel dhe anglezit në fund të garës ishte më pak se 1 sekondë e gjysmë dhe për shkak të penalitetit prej 5 sekondash gjermani edhe pse kaloi finishin i pari , u rendit në vendin e dytë. Vettel nuk e pranoi vendimin e komisarëve të garës pasi u ndje i vjedhur dhe në shenjë proteste nuk e çoi fare makinën e tij në parkimin e 3 makinave fituese, madje bëri dhe një gjest vërtet fëmijror teksa i hoqi tabelën me numrin 1 Mercedesit të Hamilton që tregonte fituesin duke i vendosur tabelën me numër 2.

Podiumi në Montreal u kompletua nga Ferrari tjetër i Charles Leclerc, ndërkohë që Valteri Bottas, Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo kompletuan 6-shen e parë.

Related posts

“EURO 2020″/ Suedezët përfitojnë një penallti, Forsberg nuk gabon nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

NUK KA MË DILEMA/ Dejvi Bregu del në stërvitje me Skënderbeun (FOTO)

Isa.Autor

U AKUZUA PËR NGACMIM SEKSUAL/ Conor McGregor lirohet nga burgu në Korsikë, ja ç’thotë prokurori

Delo.autor

Leave a Comment