Futboll Seria A Sport

CONTE NUK ËSHTË KUNDËR KËSAJ LËVIZJE/ Interi synon të rikthejë Mateo Kovacic për…

Antonio Conte ka aprovuar rikthimin e Mateo Kovacic tek Interi.

Mesfushori kroat këtë sezon luajti me Chelsean si i huazuar, por londinezët nuk e kanë blerë dhe ai është detyruar të kthehet te Reali i Madridit.

Siç raporton “Tuttosport”, Interi kërkon që ta risjellë në Milano mesfushorin dhe Conte nuk është kundër kësaj lëvizje.

Marotta dhe trajneri puljez e kanë kërkuar lojtarin dhe kur kanë qenë pjesë e Juventusit, por kushtet e çuan kroatin te Reali.

Për Interin nuk përbën problem që Reali do t’i rinovojë kontratën Kovacicit dhe kështu që pritet rikthimi.

Momentalisht kroati te Reali përfiton diçka më shumë se 4 milionë euro në sezon.

Related posts

LIVE| Kastrioti-Luftëtari, Ka nisur sfida në “Redi Maloku”

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Gjigandi i Premier League preket nga COVID-19, një rast pozitiv

Delo.autor

GARA E “ÇMENDUR” PËR NJË BILETË TË “KRIPUR”/ Boca-River si finale Botërori

Isa.Autor

Leave a Comment