Futboll Ligue 1 Sport

MBAPPE NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Deschamps i del në mbrojtje: Nuk është robot, ka nevojë për…

Humbja e Francës përballë Turqisë ka shkaktuar shumë polemika në kampin e “gjelave”.

Kilian Mbappe ishte kryefjala e kritikave, por për të shuar “zjarrin” mendoi trajneri Deschamps i cili i doli në krah sulmuesit të talentuar.

“Mendojë se po kalon në një fazë të cilën pak më parë e kaloi edhe Pogba ku të gjithë presin shumë nga ai.

“Në humbjen ndaj Turqisë nuk ishte në formë por gjithsesi mendojë se ai ka nevojë për pushime pasi Mbappe nuk është robot por është vetëm 20-vjeç”, u shpreh Deschamps.

Megjithëse është 20 vjeç, Mbappe në ndeshjen kundër Andorrës realizoi golin e 100 në karrierën e tij.

Kujtojmë që Turqia fitoi me rezultatin 2-0 në përballjen eliminatore ndaj Francës, në të njëjtin grup ku ndodhet edhe Shqipëria.

Related posts

KUKËSI-TIRANA/ Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Coutinho: Shpresoj t’i përmbush të gjitha pritshmëritë

Q.Autor

Emanuele Ndoj, rinovon me Brescian deri në vitin 2022

Sadik.Autor

Leave a Comment