Futboll Sport

“COPPA AMERICA” PO AFRON/ Kompanitë e basteve publikojnë favoritët për fituesin

Copa America po afron dhe kompanitë e basteve kanë nxjerrë koeficientet e skuadrave favorite për të fituar këtë kompeticion.

Brazili është favorit për ta fituar trofeun më prestigjioz në Amerikën Latine. Bastet i kanë vënë Brazilit kuotën 2.5 për ta fituar Kupën e Amerikës, ndërsa Argjentinës kuotën 4.5 në vendin e dytë.

Në vend të tretë nga kompanitë e basteve pozicionohet skuadra më e titulluar e Kupës së Amerikës, Uruguai me kuotën 8. Kolumbia e James Rodriguez dhe Radamel Falcaos pozicionohet e 4-ta me kuotën 10 e ndjekur nga fituesja e dy edicioneve të fundit Kili me kuotën 13.

Ndërkohë Japonia dhe Katari dy skuadrat që marrin pjesë si të ftuara në këtë garë kuotohet respektivisht me 50 dhe 75 për të ngritur lart trofeun.

Related posts

ZYRTARE/ U cilësua si një talentet premtues të Milanit! Ish-lojtari i kuqezinjve surprizon me të ardhmen, firmos me…

F.autor

RIKTHEHET “DJALLI” PAS DISA VITESH PRITJE/ Vetëm Real Madrid më mirë se Milani në vitin 2020, ecuria e frikshme e djemve të Piolit

Delo.autor

“I DIMË PIKAT E DOBËTA TË GRANADËS”/ Martini ëndërron kualifikimin: Ju tregoj titullarin që do të mungojë

Delo.autor

Leave a Comment