Futboll Sport

COPA AMERICA/ Spektakël në ndeshjen hapëse, Brazili nuk e diskuton Bolivinë

Startoi në orët e para të mëngjesit Kupa e Amerikës! Vendasit e Brazilit mposhtën me rezultatin 3-0 Bolivinë në ndeshjen hapëse të këtij kompeticioni, duke u konfirmuar kështu si një nga pretendentët kryesor për të fituar Kupën e Amerikës.

Dopieta e Kutinjos dhe goli i futbollistit të Gremios, Everton, i dhuruan fitoren skuadrës seleçao, e cila duhet thënë se e dominoi takimin.

Brazili

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që brazilianit zhbllokuan sfidën në minutën e 50-të, me anë të Kutinjos, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 3 minuta më pas, ishte përsëri futbollisti i Barcelonës, ai që gjeti golin e qetësisë, duke dyfishuar shifrat. Për t’i vendosur kapakun sfidës mendoi Everton në minutën e 85-të, me një supergol.

Formacioni zyrtar

Kujtojmë që sot në orën 21:00 do të zhvillohet sfida tjetër e Grupit A mes Perusë dhe Venezuelës. Përballjen e radhës Brazili do ta zhvillojë ndaj Venezuelës në datën 19 qershor.

Related posts

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Ish-sulmuesi i Man City pranë transferimit në shkretëtirë

Isa.Autor

PËSOI GOLIN E VITIT NË “AIR ALBANIA”/ Portieri Berisha: Ishte e pamundur të kthehesha

Delo.autor

ANALIZA/ 6 faktorët, që e rikthyen Bayern Munich në “Olimpin” e Europës

Delo.autor

Leave a Comment