Albanian Stars Futboll La Liga

ZYRTARE: Sadiku kryen testet mjekësore, transferohet në Spanjë

Armando Sadiku është lojtari më i ri i Levantes dhe prej janarit ai do të provojë nj aventurë të re në La Liga.

Lajmi është konfirmuar nga klubi spanjoll të cilët në një deklaratë për mediat njoftoi blerjen e shërbimeve të sulmuesit shqiptar.

Futbollisti shqiptar, prej mëngjesit të sotëm do të paraqitet në Ciudad Deportiva de Bunol, për të nisur stërvitjen me ekipin “azulgrana”.

Karriera e Sadikut.

Sadiku, i lindur në Cërrik të Elbasanit më 27 maj të 1991-shit, ka firmosur një kontratë deri në qershor të vitit 2020.

Sadiku ka debutuar në vitin 2008 me Turbinën e Cërrikut, ndërsa një sezon më pas kaloi te Gramozi i Ersekës. Më pas, në sezonin 2010-2011 e bleu Elbasani, për të mbyllur pikërisht në këtë klub aventurën shqiptare e për të bërë kapërcimin e madh drejt futbollit europian.

Fillimisht, Sadiku kaloi te Locarno në Zvicër, në kategorinë e dytë, nga ku u spikat si një futbollist golashënues dhe e kërkuan me radhë Lugano e Zyrihu, po në kampionatin helvet, por këtë herë në atë elitar.

Sadiku debutoi edhe në Kombëtaren e Shqipërisë nën drejtimin e teknikut italian Gianni De Biasi, në sfidën kundër Gjeorgjisë. Mori pjesë gjithashtu në Europianin e 2016-s në Francë, ku shënoi golin e vetëm për ngjyrat kuqezi në këtë kompeticion ndaj Rumanisë.

Related posts

“PREKJE MAGJIKE”/ Shikoni supergolin e realizuar nga Di Maria

F.autor

Ronaldinho, “artisti” që frymëzoi Messin dhe Neymar

Q.Autor

(VIDEO) Udinese ‘befason’ Interin, e pabesueshme ç’po ndodh në San Siro

Q.Autor

Leave a Comment