Futboll Sport

“PLAS BOMBËN”/ Ylli i PSG: Jam në bisedime me një klub të madh

Përflitet shumë për të ardhmen e tij, por edhe pse kanë mbetur edhe pak kohë nga mbyllja e merkatos, e ardhmja e Adrien Rabiot mbetet ende në ajër.

Skuadra si Barcelona, Real Madrid, Juventus, Manchester United, Chelsea dhe shumë skuadra të tjera të rëndësishme të Kontinentit të Vjetër kanë shfaqur interes për mesfushorin, por francezi është i pabindur.

“Është një klub i madh, ne jemi ende duke e vlerësuar dhe nuk mund të them asgjë“,-ka zbuluar Rabiot për “Corsport” dhe “Tuttosport”.

Një deklaratë që lëshon hije dyshime rreth të ardhmes së tij, me francezin që nuk preferon të jap emra. Kosto zero e kartonit të tij është një avantazh për mesfushorin e PSG-së, që duke nisur nga sezoni i ardhshëm do e shikojmë me një tjetër fanellë.

Related posts

Dani Alves është gati të bëjë një çmenduri për Barcelonën

Sadik.Autor

ÇFARË PO NDODH/ Levante “SHPARTALLON” REALIN në 13 minuta, shënon 2 gola (VIDEO)

Isa.Autor

LIVERPOOL PËRGATITET PËR FESTËN E TITULLIT/ Çmime stratosferike për biletat e ndeshjes me Tottenham

F.autor

Leave a Comment