Boks Sport Të tjera

MJAFTOJNË DY RAUNDE/ Tyson Fury triumfon me lehtësi ndaj Schwarz (VIDEO)

Tyson Fury ka vërtetuar edhe një herë se është njëri prej më të mëdhenjve të peshave të rënda në boks.

Boksieri britanik ka fituar edhe meçin e tij të radhës, duke mposhtur gjermanin Tom Schwarz.

Mjaftuan vetëm dy raunde që ‘Gypsy King’ ta mbyllte me nokaut teknik takimin, për të vazhduar rekordin pozitiv pa humbje.

Schwarz e kishte të pamundur që t’i përballonte apo t’iu shmangej goditjeve të  Fury, duke obliguar gjyqtarin që t’i jepte fund takimit më herët.

Fury tashmë po synon që të aranzhojë një revansh me kampionin e WBC, Deontay Wilder, ku do të kontestonte rripin e amerikanit.

Related posts

“ISHA SHUMË I ACARUAR NË FUND TË NDESHJES”/ Haaland: Ja pse reagova ashtu pas barazimit ndaj Koln

Delo.autor

PAS VENDIMIT TË “DISIPLINËS”/ Me përjashtimin e Kamzës nga kampionati, ja përfitimi i “Ujqërve të Dëborës”

Delo.autor

DËSHIRON TË LARGOHET/ Liverpuli i vendos çmimin Xherdan Shaqirit

Delo.autor

Leave a Comment