Futboll Sport

NUK KANË FUND TELASHET/ Neymarit i sekuestrohen pasuritë në Brazil, ja shkaku

Nuk kanë të sosur telashet për sulmuesin brazilian Neymar, i cili po përballet me akuzat për përdhunim nga modelja braziliane Najila Trinidade Fernandes, ndërsa u dëmtua në një sfidë miqësore dhe humbi mundësinë e pjesëmarrjes në Copa America.

Së fundi, sipas raportimeve të mediave braziliane, sulmuesit të Paris Saint Germain i janë sekuestruar 36 pasuri të paluajtshme, pasi akuzohet se ka bërë evazion fiskal dhe se duhet të paguajë në llogaritë e shtetit në Brazil, plot 16 milionë euro.

Pronat janë kryesisht apartamente në zonat më të frekuentuara të Brazilit, por edhe dy vila me nga 3000 metra katrorë secila, ndërsa kanë qenë të regjistruara në emrin e Neymar, familjarëve dhe rrethit të tij shoqëror.

Related posts

PAS BARAZIMIT ME LUFTËTARIN/ Trajneri Daja: Barazimi ishte i drejtë, do të vazhdojë deri në…

Delo.autor

Real Madrid – Bayern Munich, ja çfarë do të bëjnë drejtuesit e Milanit

Sadik.Autor

NIS OPERACIONI “FSHESA” TEK INTERI/ Dy lojtarët zikaltër me “valixhe në duar”

Delo.autor

Leave a Comment