Futboll Sport

STATISTIKAT/ Në 14 vite janë ndërruar 9 trajnerë në ekipin kombëtar, ja debutimi i Messit

Lionel Messi vazhdon prej 14 vitesh të kërkojë me ngulm një trofe madhor me Argjentinën.

Futbollisti ka që nga viti 2005 pjesë e përfaqësueses së vendit të tij, por ka zhgënjyer thuajse gjithmonë në momentet e rëndësishme dhe ka humbur çdo finale që ka luajtur me të, përfshirë edhe atë të Botërorit 2014.

Shumëkush ia vë fajin formës që tregon ai në ndeshjet e rëndësishme, ku rrallëherë lë shenjë. Por shumëkush sheh fajin te problemet që i ka krijuar vetë Federata, duke mos i siguruar ekipit kombëtar qëndrueshmëri.

Të dhënat zyrtare tregojnë se që nga debutimi i Messit, në 14 vite janë ndërruar 9 trajnerë në ekipin kombëtar.

Messi e filloi me Pekerman (2006-2008) e më pas vazhduan me radhë Bazile (2008-2010), Maradona (2010-2011), Serxhio Batista (2011-2014), Sabeja (2014-2016), “Tata” Martino (2016-2017), Bauza (2017-2018), Sampaoli (2018) dhe së fundmi Skaloni, një seri mbresëlënëse trajnerësh që mbyllet me një ish-bashkëlojtar te yllit argjentinas.

Në Argjentinë mendojnë se ky është shkaku i problemeve kryesore, pasi marrin për shembull krahasues Uruguain, ku Oskar Tabarez qëndron pa lëvizur në stol që nga vitit 2006.

Related posts

Arsenali ‘zbarkon’ në Spanjë, gati oferta për yllin e Valencias

Q.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Chelsea mposht Southampton dhe rimerr kreun e Premier

Delo.autor

Juve vendos një rekord në Serie A por Milani mbetet i paarritshëm

F.autor

Leave a Comment