Futboll Premier League

Zyrtare: Mesut Ozil lojtar i Arsenalit deri më 2021

Mesut Ozil e ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare e gjysmë dhe do të mbetet lojtar i Arsenalit deri në verën e vitit 2021.

Mesfushori gjerman është bërë lojtari më i paguar në histori të klubit, pasi do t’i fitojë plot 397 mijë euro në javë, transmeton Express.

Marrëveshja, e nënshkruar sot, vjen pas plot muajve spekulime rreth të ardhmes së përfaqësuesit gjerman, kontrata e kaluar e së cilit do të skadonte në fund të këtij sezoni.

29-vjeçari iu bashkua “Topçinjve” nga Real Madridi në vitin 2013 për një rekord të atëhershëm për klubin, 48 milionë euro.

Related posts

“BOMBA” E MERKATOS/ Të gjithë të çmendur pas Armando Brojës, sulmuesin e Kombëtares e do dhe Real Madridi

F.autor

EMOCIONUESE/ Sulmuesi kuqezi baba i devotshëm, ditë e veçantë për lojtarin e Kombëtares

Isa.Autor

DISFATA ME SKOCINË/ Shehi: Mos harroni Brazilin, nuk duhet të kishim objektiva. Jemi ekip…

Isa.Autor

Leave a Comment