Europa League Futboll Sport

HIDHET SHORTI I EUROPA LEAGUE/ Ja kundërshtarët e mundshëm në turin e dytë për Kukësin dhe Teutën

Kukësi dhe Teuta mësuan ditën e djeshme kundërshtarët e turit të parë të Ligës së Europës. Nënkampionët e Shqipërisë do të përballen me hungarezët e Debreçenit, ndërkohë që durrsakët e Bledi Shkëmbit “peshkuan” letonezët e Ventspils.

Ndërkohë pas hedhjes së shortit për turin e parë është bërë dhe ndarja e vazove për turin e dytë të Ligës së Europës. Dy skuadrat shqiptare i pret “ferri” në rast se arrijnë të kualifikohen. Si Kukësi ashtu dhe Teuta mund të sfidojnë Romën në turin e dytë të Ligës së Europës.

Gjithashtu kundërshtarë të mundshëm për Kukësin dhe Teutën janë edhe skuadrat e tjera të forta si Osijek, Hajduk Split apo edhe Luzern. Por, vetëm në orën 13:00 do të mësohet kundërshtari i ardhshëm, gjithnjë nëse ekipet shqiptare kualifikohen.

KUNDËRSHTARËT E MUNDSHËM TË KUKËSIT DHE TEUTËS NË RAST KUALIFIKIMI:

Osijek (Kroaci)

Prishtina (Kosovë) / St Josephs (Gjibraltar) / Rejnxhër (Skoci) / Roma (Itali)

Gzira (Maltë) / Hajduk Split (Kroaci)

Luzern (Zvicër)

Ndërkaq, nga ana tjetër nëse Laçi nëse ia del të kalojë izraelitët e Hapoel Ber Shevën, mund të përballet me kundërshtarët më të lehtë në letër, në krahasim me Kukësin dhe Teutën. Rivalët më të vështirë të laçianëve, në rast kualifikimi mund të jenë Krakovia e Polonisë apo dhe Neftçi Baku i Azerbajxhanit.

KUNDËRSHTARËT E LAÇIT NË RAST KUALIFIKIMI:

Norrkoping ose Saint Patriks

Neftçi Baku ose Speranta Nisporeni

Stjernan ose Levadia Talin

Shiroki Brijeg ose Kairat Almati

Krakovia ose DAC 1904

Related posts

Vettel: “Pole” gjysma e punës, nesër një tjetër garë për fitore

Sadik.Autor

SKANDAL NË TUQI/ Bllokohen 1 mijë tifozë shqiptarë dhe u heqin flamurin

Delo.autor

“SHTATË JETËT E ISCOS”/ E ardhmja tek Real Madrid…në dyshim!

Delo.autor

Leave a Comment