Futboll La Liga Sport

POGBA VENDOS TË LARGOHET NË VERË/ Mesfushori zgjedh mes Juventus dhe “Los Blancos”, ja dëshira e tij

Pol Pogba e ka vendosur të largohet këtë verë nga Mançesteri. Mesfushori, edhe pse kaloi një nga sezonet më të mira në aspektin personal, sërish në Angli është përballur me shumë kritika. Ndërkohë, këtu shtohet edhe fakti se Junajtid nuk merr pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm, atëherë francezi ka përgatitur valixhet.

Dy janë klubet e interesuara për Pogba. Reali i Madridit dhe Juventusi. Në fakt, pritet një garë e fortë, në të cilën një peshë të madhe do ta ketë dëshira e Pogba. Së fundmi, nga Italia ka ardhur një sinjal i fortë mbi të ardhmen e 26-vjeçarit. Mesa duket përfaqësuesit e Pogba, kanë takuar ata të Juventusit për të diskutuar rikthimin e mesfushorit në Torino.

Një lajm, i cili është konfirmuar edhe nga i mirënjohuri në çështjet e merkatos, Xhanluka Di Marcio. Ndërkaq, francezi ka shpërfillur kërkesën e patriotit të tij Zidane për t’iu bashkuar te Reali, teksa Pogba do të ishte i lumtur të vishte sërish fanellën bardhezi, me të cilën u kthye në një nga më të fortët në rolin e tij.

Related posts

LIVE/ Liga e Europës: Supergol i Çalhanoglus, MILAN përmbys gjithçka për 4 minuta (VIDEO)

Isa.Autor

SKENË E TURPSHME VJEN NGA KAMPIONATI SERB/ Shikoni si lojtari injoron “fair play” dhe shënon (VIDEO)

Delo.autor

SKANDALI/ Policia heton derbin Milan-Inter, akuza për dhunë nga disa tifozë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment