Futboll Premier League Sport

SFIDË DERBI NË MERKATO/ Manchester City dhe “Djajtë e Kuq” në “luftë” për mbrojtësin e Anglisë…

Mançester Junajtid dhe Siti janë në kërkim të një mbrojtësi dhe mesa duket kanë të njëjtin objektiv.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Leister Sitit, Herri Meguaiër, për të cilin të dyja skuadrat janë shumë të interesuara. Pak kohë më parë Junajtid dukeshin në avantazh për të marrë shërbimet e mbrojtësit anglez, por tani që u fut në garë edhe Mançester Siti, situata komplikohet edhe më shumë.harry-maguire-leicester-city-1533101542

Sipas asaj që raporton “ The Mirror” skuadra e Pep Guardiolës ka ofruar rreth 80 milionë euro dhe është shumë afër marrëveshjes. Edhe mbrojtësit do t’i pëlqente të punonte nën urdhrat e Pep Guardiolës, dhe kjo është një arsye më shumë për tu bërë më e thjeshtë marrëveshja.

Tek Siti ai shihet si zëvendësuesi ideal i Viçent Kompani.

Related posts

E BUJSHME/ Me maska duke vjedhur bizhuteri dhe para, hajdutët grabisin hotelin ku qëndronte Messi

Delo.autor

“PLAS” GRUSHTI TEK BAYERN MUNICH/ Boateng godet Gorezkan, Levandovski dhe trajneri Flik i ndajnë por…

F.autor

ZBRAZ DUFIN PAS TRIUMFIT/ Modric: “TOPI I ARTË” paska VLERË vetëm nëse e fitojnë 2 persona?, nuk është…

Isa.Autor

Leave a Comment