Futboll Seria A

Icardi lë stërvitjen, alarmohen tifozët zikaltër

Mauri Icardi nuk e ka përfunduar të plotë seancën e sotme stërvitore te Interi, duke u larguar nga qendra stërvitore. Kapiteni argjentinas i zikaltërve ka ndjerë një shqetësim muskular që nuk e lejonte të vijonte stërvitjen normalisht dhe është larguar për në një klinikë, ku do të verifikohet shkalla e dëmtimit.

Natyrisht që kjo situatë ka alarmuar zikaltrit, pasi sulmuesi është në rrezik real për sfidën e të shtunës ndaj Crotones, ndonëse çdo gjë mbetet për t’u përcaktuar. Nëse kapiteni nuk ia del dot, atëherë maja e sulmit mund t’i besohet italo-brazilianit Eder, ndërsa veç tij në skuadër është edhe i riu Pinamonti.

Related posts

SHQIPËRI-POLONI/ Mesfushori Gjasula mesazh mbështetës për Kombëtaren: Nuk më besohet që… (FOTO)

Delo.autor

PËSOI NJË SULM NË ZEMËR/ Ish-futbollisti i Liverpool shpëton për mrekulli, ja gjendja e sulmuesit Gonzales…

Delo.autor

Manual si të shkatërrosh karrierën/ Lopetegui dy pushime nga puna në 139 ditë

Isa.Autor

Leave a Comment