Futboll Premier League Sport

BËN NJË LËVIZJE TË PAPRITUR/ Arsenali “gradon” Granit Xhakën, shmang largimin drejt…

Arsenali bën një lëvizje të papritur për të shmangur largimin e Granit Xhakës drejt Atleticos së Madridit.

Klubi londinez po planifikon ta bëjë mesfushorin shqiptar kapitenin e ri të “Topçinjve”.

Xhaka u bashkua me Arsenalin në 2016 dhe që atëherë ka seleksionuar 130 paraqitje pas një fillimi të vështirë të jetës në veri të Londrës. Atij iu desh pak kohë të fitonte përkrahjen tifozëve

Sipas “Daily Star”, drejtuesit e Atletico Madridit e konsiderojnë Xhakën futbollistin ideal për zëvendësimin e Rodrit, që është shumë pranë largimit drejt Manchester Cityt.

Për të mos lejuar largimin e Xhakës, Arsenali po ecën përpara me planin për ta bërë kapiten mesfushorin, pasi Laurent Koscielny, i cili po hyn në vitet e fundit të karrierës, do ta dorëzojë shiritin.

Related posts

I PAPËRMBAJTSHËM/ Sulmuesi Sanxhez realizon 2 gola në 10 mintua ndaj Sampdoria-s (VIDEO)

Delo.autor

Juventus nis kontaktet me Atletico-n për Godin

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Ukraina mposht me përmbysje Suedinë dhe gjen Anglinë në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment