Futboll Seria A Sport

AKUZAT PËR SHPËRDORIMIN E PARAVE/ Merr fund beteja Milan-Marco Fassone, ja vendimi i gjykatës

Marko Fasone e kishte hedhur në gjyq Milanin, pas akuzave se ai kishte pasur fitime personale me “Djallin”.fasone

Ditën e sotme ka marrë fund gjithçka, dhe Milan hedh pas krahëve një pjesë të së kaluarës. Pas plot një viti Fasone ia ka arritur të dalë fitimtar nga kjo betejë, duke arritur një marrëveshje konsensuale me drejtuesit kuqezi, dhe duke marrë një dëmshpërblim të vogël.

Në një intervistë ai nuk harron të urojë Gazidis-in dhe edhe Milanin :  “Jam i lumtur! Më në fund, hedh pas krahëve një çështje që më ka prekur thellësisht dhe shoh të ardhmen. I uroj Ivan Gazidisit dhe Milanit të shkojnë në nivelet e larta sportive dhe ekonomike. Më takonte që të dilte e vërteta dhe që isha treguar i sinqertë dhe transparent”.- u shpreh ai.fasone

Ai akuzohej nga Fondi Elliot se kishte shpërdoruar në kohën e kinezëve, financat e klubit.

Për këtë foli edhe presidenti aktual i Milanit : “Më vjen mirë që në këto muaj kemi pasur kohë për të hetuar mosmarrëveshjet e ngritura kundër Marko Fassones.” – shpreh numri 1 i kuqezinjve.

Related posts

Probleme për Anglinë/ Sulmuesi largohet nga skuadra pas dëmtimit në shpinë

Isa.Autor

MERKATO NË KOHË PANDEMIE/ PSG-ja trondit tregun, por Premier Liga s’ka rivalë

Delo.autor

Te Kosova ia marrin këngës, festë “e çmendur” pas kualifikimit historik (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment