Futboll I pakategorizuar Sport

KAMPIONATI EUROPIAN U-21/ Përcaktohen gjysmëfinalistët, Italia eliminohet pabesisht (VIDEO)

Franca dhe Rumania zhvilluan një 90-minutësh të qetë, duke u ndarë në një barazim pa gola, që i kualifikon që të dyja në gjysmëfinalet e kampionatit Europian për 21-vjeçarët.

Merr fund ëndrra e Italisë U21, për t’u kualifikuar në fazën gjysmëfinale si vendi i dytë më i mirë, pasi këtë pozicion e mori Franca, me 7 pikë, aq sa edhe Rumania, që për shkak të golavarazhit, u rendit e para në grupin përkatës.

Shpresa e vetme e italianëve ishte që njëra mes Francës dhe Rumanisë të humbte, por të dy skuadrat i kthyen “axurrëve” kujtimin e hidhur në Europianin e 2004-ës.

Sfida tjetër e grupit të tretë, ajo mes Kroacisë dhe Anglisë përfundoi në barazim 3-3, ndërsa dy skuadrat i dhanë lamtumirën këtij kompeticioni.

Rumania, Franca, Spanja dhe Gjermania janë 4 skuadrat që ia dolën të vazhdojnë kampionatin në fazën gjysmëfinale.

Related posts

Sot përballje titanësh, përcaktohen dy çerekfinalistet e para në Champions

Q.Autor

Barcelona rrezikon të humbasë mbrojtësin, Juve dhe United bëjnë presion

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi-Flamurtari. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment